Page 14 - 2434-Teknoxgroup_Albania-ALB
P. 14

Teknologji në bord e Cat


        HAJDENI NË BORD


        ME DISA NGA


        TEKNOLOGJITË


        TONA MË TË


        FUNDIT




        ESKAVATORËT MË TË FUNDIT CAT
        VIJNË STANDARD ME CAT PAYLOAD,
        E-FENCE DHE CAT GRADE





        Kur blini një makinë nga Caterpillar, po blini një etikë
        të ndërtuar mbi vite ekspertizë dhe një përpjekje
        të pafund për të qenë më të mirë. Makinat e sotme
        Next Generation janë një shembull i përsosur.


            Një sërë makinerish të jashtëzakonshme të mbushura me atë
            lloj teknologjie që e bën punën tuaj më të lehtë, më të shpejtë
            dhe më të lirë. E megjithatë, “Shumë klientë të tjerë thjesht
            nuk janë të vetëdijshëm për të gjitha opsionet e teknologjisë
            që ne ofrojmë. Ose nuk po i përdorin ato në fuqinë e tyre të
            plotë,” thotë Rick Verstegen, Specialist i Aplikimit të Sistemit,
            Caterpillar. Pra, në vend që të shpjegonte vetë përfitimet,
            Rick kontaktoi një klient Cat për të ndarë përvojën e tyre.

            Jimmink është një kontraktues bujqësor, ndërtimi dhe dheu dhe
            ka një biznes prej tre brezash familjarë në Hollandë që ekziston
            për 80 vjet. Gerard Jimmink është pronari aktual dhe Frank
            Zwaan është krahu i djathtë i tij dhe menaxheri kryesor i projektit.

            “Kam garuar në Rallyn Paris-Dakar dhe mund ta
            ngasësh vetëm nëse ke pajisje të mira. Është e njëjta
            gjë me veptimtaritë e mia të biznesit. Ne zgjedhim vetëm
            pajisjet më të mira dhe Caterpillar prodhon makineri të
            besueshme me cilësi të lartë,” shpjegon Gerard.

            “Ne vëmë një fokus të madh te të rinjtë dhe u japim çdo
            mundësi për t’u zhvilluar më tej. Të jesh duke menduar
            përpara dhe të shikosh nga e ardhmja është shumë ajo me
            të cilën ka të bëjë Jimmink,” shton Frank. “Ne gjithashtu
            punësojmë dy djem që kanë kryer të gjitha kurset e teknologjisë
            3D. Ata janë zhytur thellë në të mësuarit gjithnjë e më
            shumë, dhe tani nëse operatorët e tjerë kanë pyetje rreth
            teknologjisë, i pyesin ata. Sigurisht, operatorët tanë dinë të
            përdorin makineritë, por teknologjia bën diferencën.” ■

                                                                     Faqja kryesore:
                                                                     cat.com/en_GB/by-industry/
                                                                     construction/excavator.
                                                                     html#technology




     14  Cat Magazine
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19